Aktualitet

Vizat/ Holanda: Shqetësimet tona për shqiptarët mbeten të njëjta






               Publikuar në : 15:52 - 03/07/19 |
mapo.al

Edhe pse Komisioni Europian refuzoi këtë të mërkurë kërkesën e qeverisë holandeze për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë, shqetësimet e Amsterdamit për nivelin e lartë të kriminalitetit shqiptar vijojnë të mbeten të njëjtat. Zëdhënësi i Komisionit Europian shprehu sot se Shqipëria vijon të plotësojë kushtet për përfitimin e liberalizimit të vizave.


Ndërkohë Holanda përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës në Tiranë thotë se krimi organizuar dhe azilkërkuesit mbeten shqetësim për të edhe i kërkon që Shqipëria t’i adresojë në mënyrë efikase.



“Në datën 1 korrik, Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës ka marrë një përgjigje nga Komisioni Europian në lidhje me letër-kërkesën e dërguar në datën 31 Maj 2019. Në këtë letër, Komisioni ka dalë në përfundimin se kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Por gjithsesi, në letër theksohet se Komisioni beson se Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil dhe për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar.

Sinjali që vjen nga letër-kërkesa vijon të jetë i rëndësishëm. Hollanda do të punojë me Shqiperinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Hollandës mund të adresohen në mënyrë më efikase”.

LEXO EDHE:

Komisioni Europian rrëzon kërkesën e Holandës për viza me Shqipërinë


Etiketa: , ,

Pas