Aktualitet

Vizat me Holandën, Ambasadorja e Francës: Fjalën e fundit e ka KE







               Publikuar në : 15:26 - 18/04/19 |
mapo.al

Christina Vasac, ambasadorja franceze në Shqipëri, e ka cilësuar të njëanshëm vendimin e parlamentit të Holandës për të vendosur vizat me Shqipërinë.


Nga Korça, ambasadorja theksoi se nuk mendon që ky vendim do të ndikojë tek KE, për të rikthyer regjimin e vizave për shqiptarët.

“Vendimi i parlamentit holandez është vendim i pafavorshëm edhe ndaj europës. është i njëanshëm, nuk mendojmë se ky vendim do ketë influencë në qëndrimin e KE”, u shpreh ambasadorja Christina Vasac.

Ndërkohë e pyetur për situatën politike në vend, ajo u përgjigj: Një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas