Aktualitet

Vizita/ Beogradi shpreson se Macron do t’i japë fund taksës







               Publikuar në : 22:15 - 15/07/19 |
mapo.al

Vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Beograd, pas 18 vitesh, do ta vë presidentin Emmanuel Macron në një pozitë delikate. Raportet mes Francës dhe Serbisë janë të ngarkuara shumë në 25 vitet e fundit, në veçanti pas bombardimeve të vitit 1999 dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.


Vizita është e ngarkuar edhe për shkak të lëshimit serioz që ndodhi vitin e kaluar, në ceremoninë e festimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte vënë në tribunat dytësore, larg ceremonisë kryesore, ku ishin presidentët e vendeve fituese të kësaj lufte. Ky lëshim është kritikuar ashpër në mediat franceze dhe serbe asokohe.

Mediat franceze pohojnë se ky është një shans i mirë për përmirësimin e raporteve mes Francës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ai francez Macron, do të nënshkruajnë rreth 20 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë. Pesë marrëveshje, mes dy vendeve, do të nënshkruhet në fushën e armatimit, njoftoi ministra e Brendshme e Serbisë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se shpreson se presidenti francez, gjatë vizitës në Beograd, do të ndëpresë lojën me “taksën”, të cilën e ka vendosur Prishtina ndaj mallrave serbe, si dhe do të japë garanci “se ajo do të përfundojë”. “Askush nuk mund të më bindë se Europa Perëndimore, në të cilën Franca është një nga udhëheqëset, dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund ta detyrojnë Ramush Haradinajn,për tetë muaj, të heqë një vendim të turpshëm administrativ”, tha Daçiç.

Ai tha se ardhja e Macronit është një nga vizitat më të rëndësishmë të personaliteteve të huaja në dekadën e fundit, dhe se Beogradi ka shpresa të mëdha nga kjo vizitë.

Miqësia në sprovë

“Franca dhe Serbia do të jenë gjithmonë vende mike, sepse në të gjitha luftërat e mëparshme ato kanë mbajtur anën e njëjtë.” Këtë frazë e përmendin gati të gjithë bashkëbiseduesit tanë francezë, prej fqinjve në rrugë e deri tek intelektualët dhe politikanët e blloqeve të ndryshme politike. Sipas tyre, Franca dhe Serbia nuk mund të jenë armiq, përkundër mosmarrëveshjeve të fundit. Por kjo miqësi, e cila është theksuar gjithmonë në historinë serbe, në literaturë dhe këngët e kafeneve, nuk e ka penguar Jacques Chiracun që, në vitin 1995 të thotë, mjaft më me barbarizma, pasi që forcat serbe kishin marrë pengë në Republikën Serpska helmetkaltërit e OKB-së. Kjo nuk e pengon as Macron që të kundërshtojë zgjerimin e BE dhe futjen atje të Serbisë.

Përmirësimi i raporteve

Autoritetet franceze kanë pranuar se mes Francës dhe Serbisë ka tensione. Por thonë se presidenti Macron është i gatshëm të punojë në përmirësimin e raporteve. Autoritetet megjithatë thonë se Kosova dhe pranimi i Serbisë në BE nuk do të jenë dy temat kryesore të vizitës, sepse këtu me siguri që ka dallime. Por në këtë vizitë do të jenë edhe shumë përfaqësues të ekonomisë franceze, të cilët do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas