Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu ditën e sotme Albin Kurti do të takohet edhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha, ndërsa më pas pritet të zhvillojnë një komunikim të përbashkët për mediat.
Më herët Kurti prezantoi kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Kryeministri i zgjedhur i Kosovës është në ditën e dytë të vizitës në vend, ndërsa ditën e djeshme gjatë përkujtimit të Besëlidhjes së Lezhës, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe figura të tjera rëndësishme politike të rajonit u bënë bashkë në Lezhë.