Aktualitet

Vizita e Bashës në Durrës/ Xhaferraj: Bashkia miraton me urgjencë grantet për rindërtimin (Dokumenti)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:15 - 10/08/20 |
mapo.al

Partia Demokratike e cilëson mashtrim atë që po ndodh me grantet e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryetari i PD-së dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj shkruan në një status në Facebook se pas vizitës së kryedemokratit Basha, është mbledhur këshilli bashkiak me urgjence për miratimin e fondeve.


Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën“, shkruan Xhaferraj.


Fakssimile e dokumentit



Statusi i plotë:


Kryetari i Opozitës Basha bën të pamundurën: Vë në lëvizje bashkinë e vdekur të Durrësit!


Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në cadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama. Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk demton edhe më shumë qytetarët e rrënuar.


Etiketa: , , ,

Pas