Vizita e John Bolton/ A mbetet në fuqi teza për ndarjen e Kosovës?

Përpara disa ditësh, një lajm bëri xhiron e rrjetit edhe në Shqipëri. Gazeta e njohur gjermane, Die Welt shkruante se ka nisur një garë e re armatimi në rajonin e Ballkanit.

Por ajo që nuk u veçua nga mediat shqiptare, lidhej pikërisht me një fjali të lëshuar nga fundi i shkrimit sa i përket mundësisë së ndarjes së Kosovës.



“SHBA duket se mbetet e hapur për një shkëmbim tokash në rast se sjell stabilitet afatgjatë. Asgjë nuk ka dalë jashtë tryezës”, shkruante gazeta.

Sa qëndron kjo? Sipas mediave serbe, ekziston mundësia që Kosovën dhe Serbinë ta vizitojë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, vetë John Bolton, Këshilltari për Sigurinë i presidentit amerikan, Donald Trump.

Gazeta Blic shkruan se qëllimi i SHBA është që të nisë një ofensivë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke nisur një dialog me ‘blind spots’, çka do të thotë se asgjë nuk është e përjashtuar.

Duhet të kujtojmë se Bolton është zyrtari amerikan që ka dhënë dritën jeshile për demarkacionin mes serbëve dhe shqiptarëve, një tezë deri në atë kohë vetëm e spekuluar në publik. Bolton tha se Amerika nuk i përjashton korrigjimet territoriale, një ndryshim i fortë i politikës së Uashingtonit.

Kjo është arsyeja se përse vizita e tij duket e rëndësishme. Por, nga ana tjetër, Blic shkruan se Bolton nuk do e realizojë vizitën në rast se mbetet në fuqi tarifa 100 përqind e Kosovës ndaj Serbisë.

Prandaj SHBA do nisë një tjetër fushatë agresive ndaj Prishtinës për heqjen e kësaj tarife. Mbrojtësi më i zjarrtë i saj është Ramush Haradinaj, kryeministër i dorëhequr i Kosovës.

Por situata politike në Kosovë është komplikuar fort së fundmi.

Tani pyetja që mund të shtrohet është nëse ‘skifteri’ i Trump, i cili thuhet se nuk e ka më fuqinë e dikurshme mbi presidentin amerikan, do ia dalë të çojë përpara një tezë që ka shkaktuar jo pak trazim në rajon.

Madje edhe BE reagoi ndaj kësaj ideje. Një samit i thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, pati për qëllim që të hiqte përfundimisht nga tryeza çështjen e ndarjes së Kosovës, me parimin se do shkaktonte një efekt të tmerrshëm domino në rajon.

Por presidenti francez, Emmanuel Macron nuk ishte shumë i prerë kundër idesë, raportuan mediat gjermane, çka e lë akoma të hapur mënyrën se si do reagojë Franca.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252