Udhëtimi mbretëror i dukës dhe dukeshës së Sussex-it në Australi, është në qendër të vëmendjes së mediava botërore dhe fotot e çiftit të dashuruar po bëjnë ndërkohë xhiron e botës. Menjëherë pas lajmit të Pallatit Mbretëror se, Harry dhe Meghan Markle do të bëhen prindër për herë të parë, vëmendja drejt tyre është bërë më e madhe.
Ditën e djeshme dukesha e Sussex-it, kishte veshur një fustan blu të gjatë që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.
Ndërsa ditën e sotme Meghan ishte veshur një fustan me nuancat e lejlasë dhe rozës i cili i shkonte shumë. Në këmbë kishte veshur një palë sandale me takë ortopedike, ndërsa flokët i kishte të mbledhura.