Kryeministri Edi Rama pak më parë njoftoi se nesër do të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bëhet me dije se kryeministri në Amerikë është ftuar nga ish-zonja e parë dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.
Mësohet se Clinton në emër të organizatës Vital Voices do t’i dorëzojë Rama një çmim pasi strehoi në Shqipëri shtetasit afgan, pasi shteti i tyre u morë në kontroll nga talibanët.
Kryeministri do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.