Aktualitet

Vizita misterioze e Thaçit në Shqipëri, Albin Kurti: Shembulli i keq për qytetarët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:37 - 30/04/20 |
mapo.al

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër për lajmin e publikuar nga mediat e Prishtinës, lidhur me vizitën misterioze të presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri, në kushtet e izolimit nga pandemia.


Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Kurti shkruan se ajo që ka bërë kreu i shtetit është shembulli më i keq që mund t’u jepet qytetarëve.


“Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy..”, shkruan ai.


Reagimi i Albin Kurtit
Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.


LEXO EDHE: 

Trilleri me makinë dhe avion: A erdhi Thaçi mbrëmë në Shqipëri të merrte Pacollin?

Mediat e Kosovës: Vizita e mistershme e Thaçit mbrëmë në Tiranë. Kë takoi Presidenti?


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas