Një makinë e grabitur u përplas me një shtyllë elektrike në lagjen 10 Korriku në Vlorë.
Drejtuesi i saj e ka braktisur ndërsa në sedilje policia ka gjetur gjurmë gjaku.
Makina sipas të dhënave të para i përket një punonjësi policie.
Sipas policisë ka dyshime që autorët pasi e kanë grabitur makinën janë përplasur me shtyllën si pasojë e shpejtësisë së lartë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre, thuhet në njoftimin zyrtar.