Dy shtetas shqiptarë R.S., 30 vjeç dhe H.A., 31 vjeç, u vunë në pranga nga karabinierët, pasi vodhën varëse argjendi në një shtëpi në periferi në vendin e quajtur Polesinë. Lajmi është bërë i ditur nga media italiane “Parma Today”. Të arrestuarit tashmë janë në burgun e Via Burla. Policia identifikoi autorët nga kamerat e sigurisë. Pas kontrollit në banesë atyre u është gjendur “malli” i vjedhur. Një nga autorët u kap në banesën e tij ndërsa tjetri ishte i pastrehë.