Gjykata e Tiranës, liroi nga qelia dy drejtuesit e sigurisë së Union Bankës, e cila mesditën e së premtës u grabit nga tre persona ende të paidenitifikuar.
Gjyqtarja Blerina Muça, në një seancë me dyer të mbyllura urdhëroi lirimin nga burgu të shefit të sigurisë së bankës Qirjako Taçe dhe shoqëruesin e vlerave monetare të bankës, Robert Felaj, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Për këtë vendim, nuk ishte dakord prokurorja Anila Galanxha e cila pritet të ankimoj vendimin pranë Gjykatës së Apelit, pasi akuza kërkoi izolimin e tyre në burg deri në përfundim të hetimeve. Sipas prokurorisë, dy punonjësit e bankës së nivelit të dytë, nuk kishin marr masa për ruajtjen dhe kontrollin e ambienteve të brendshme të bankës, mes tyre edhe garazhin ku ishin fshehur grabitësit.
Përveç kësaj, prokurorai dyshon se njëri prej të dyshuarve mund të ketë bashkëpunuar me grabitësit, që janë larguar me një shumë të konsiderueshme parash. Hetuesit mendojnë, se dikush nga brenda bankës që kishte akses në sigurin e ambienteve, mund të ketë lënë derën e blinduar hapur, nga ku kanë hyrë tre grabitësit me armë.
Këto dyshime, i hodhën poshtë para gjyqtares vet të dyshuarit dhe avokatët e tyre mbrojtës. Ata i thanë gjykatës, se nuk kanë lidhje me grabitësit, duke moshuar në mënyrë kategorike bashkëpunimin me tre personat e maskuar, që vodhën 4 thashë të mbushur me franga, euro, dollar dhe paund.
Burimet thanë, se si shefi i sigurisë së bankës ashtu edhe shoqëruesi i vlerave monetare, kanë shprehur gadishmërin për të ndihmuar hetimin e zbardhjes së grabitjes së ndodhur mesditën e së premtës në Tiranë.
Sipas prokurorisë,dyshohet se tre grabitësit e maskuar dhe armatosur kishin dijeni për lëvizjen e shumës së parave e cila do të transportohej drejt Rinasit nga ku do të dërgohej në në një bankë në Austri. Kjo për faktin, se edhe punonjësit e kompanisë private nuk kanë reaguar për të parandaluar vjedhjen si dhe nuk kanë marr masa për zbatimin e rregulloreve në rastet e transportit të parave.