Aktualitet

Vjedhja e Kishës në Durrës, publikohet videoja: Ky është autori





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:35 - 11/06/19 |
mapo.al

Famullia “Shën Domeniku” në Durrës, e cila ra pre e grabitjes pak ditë më parë, ka publikuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë lidhur me autorin e kësaj ngjarje. Një person i paidentifikuar, i ri në moshë, grabiti arkën e bamirësisë, kontributet e besimtarëve për njerëzit në nevojë.


Në reagimin e tyre përfaqësuesit e Kishës Ortodokse kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të identifikuar autorin.



Të vjedhësh është mëkat…akoma më shumë kur vjedh në Kishë! Të dielën, Festa e Rrëshajeve, një person ka vjedhur para në Kishën tonë. Janë lekë të popullit që përdoren për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë. Le të bashkëpunojme me Policinë e Shtetit duke identifikuar këtë person. Njëkohësisht lutemi për të dhe për bashkësinë tonë famullitare që të këtë gjithnjë e më shumë një ndërgjegje të pastër”.


 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas