Aktualitet

Vjedhje energjie, dhunë fizike dhe të dehur në timon – 5 të arrestuar në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 08/07/21 |
mapo.al

TIRANË –  Arrestohen në kushtet e flagrancës 5 persona në kryeqytet, për vepra të ndryshme penale.






Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të V. P., 28 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta kushuririn e tij.


Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:







E. Xh., 33 vjeç, pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati;




V. S., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punojnë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas