Dy shqiptarë identitetet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur, janë arrestuar nga Policia Italiane. Të dy shqiptarët, të moshave 36 dhe 32 vjeç u arrestuan në Santa Maria Capua Vetere, pasi akuzohen për 73 vjedhje në Marche, Umbria dhe Campania.
Sipas informacioneve paraprake, mediat fqinje raportojnë se shuma e parave e përfituara nga plaçkitjet shkon mbi 200 mijë euro.
Hetimet, të kryera nga Njësia Operative dhe Radiomobile e Karabinierëve të Osimo, zgjatën 7 muaj, shkruajnë mediat italiane. Karabinierët janë duke identifikuar bashkëpunëtorët, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.