Aktualitet

Vjedhje në Belgjikë, arrestohet në Tiranë i dhjeti i bandës së skifterëve





               Publikuar në : 10:50 - 15/12/19 |
mapo.al

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar policor “Picaso”, shkon në 10 numri i personave të arrestuar për vjedhje në Belgjikë.


Sipas njoftimit policor, është vendosur në pranga i identifikuari me inicialet K.D, 45 vjeç, banues në Tiranë.  K.D. është arrestuar në rrugën “Qemal Stafa”, pas informacioneve të marra në rrugë operative.



45-vjeçari ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25 prill 2019,  çelur në zbatim të një letër-porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatuese të Belgjikës që në datën 28 shkurt të një viti më parë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”.


Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shqiptarësh me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë kryenin vjedhje nëpër banesa të objekteve me vlerë monetare, për t’i dërguar më pas në Shqipëri. Në kuadër të operacionit, më herët janë kapur katër shqiptarë në Shqipëri dhe 6 të tjerë në Belgjikë.

Tanimë, mbi 45-vjeçarin do të rëndojnë akuza për veprat penale: “Vjedhje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vjedhje e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.

<
>
Picaso-1 Picaso-2


Etiketa: , ,

Pas