Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e Kudret Saliajt pranë Gjykatës së Tiranës, ku i plagosur mbeti edhe ish-prokurori dhe avokat Adriatik Cama.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se M.Picari, është autori i krimit ndërsa janë vënë në kërkim të këtij të fundit. Picari është ish-vjehrri i viktimës i cili ishte në proces divorci me bashkëshorten.
Gazeta Mapo mëson se sot ka qenë seanca e pestë në Gjykatën e Tiranës dhe paditës ka qenë viktima Kudret Saliaj.
Ky i fundit u vra në lokal teksa ishte në praninë e avokatit të tij Adriatik Cama, i cili njihet edhe si ish-prokurori i çështjes së 21 janarit.
Krimi i rëndë ka ndodhur në mes të ditës në kryeqytet në një lokal. Autori Picari, mësohet se ka qëlluar 4-5 herë drejt Saliajt duke e lënë të vdekur në vend.
Sa i përket avokatit, mësohet se ai ka marrë një plumb në pjesën e barkut dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE:
Vrasja në mes të Tiranës, kaos dhe panik në kryeqytet (VIDEO)