Gjatë ditës së sotme ka mbërritur në Tiranë Carine Couqelet, avokatja belge e Mark Frrokut.
Znj. Couqelet zhvilloi një takim me të përfaqësuarin e saj në mjediset e burgt 302, ku Frroku ndodhet i burgosur me vendim të Gjykatës së Lartë, në kuadër të akuzave për vrasje nga ana e tij në Belgjikë.
Mësohet se avokatja e tij ka sjellë dosjen belge që rëndon ndaj Mark Frrokut, por Prokuria pret zyrtarisht që një dosje të tillë ta marrë nga autoritetet kompetente belge.