Sport

Vjen “divorci” i radhës, Bayern heq dorë nga ylli i mesfushës






               Publikuar në : 19:30 - 04/06/19 |
mapo.alm

Pas javësh të tëra spekulimesh dhe thashethemesh, Karl-Heinz Rummenigge i ka vënë vulën: James Rodriguez do të largohet nga Bayerni.


James erdhi tek unë pa mbyllur sezoni dhe më kërkoi që të mos e ushtrojmë të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga Reali. Tani nuk ka kuptim ta blejë kundër dëshirës së tij, sepse bëhet fjalë për 42 milionë euro për një lojtar të cilit nuk i gjen dot pozicion fiks në fushë”, tha Rummenigge për Sport1.



Më pas drejtuesi i lartë i Bayernit tha për Bild: “Në Mynih nuk do e kishte të garantuar vendin në formacion, më vjen keq për këtë gjë, sepse është një futbollist i jashtëzakonshëm“.

E ARDHMJA – James tashmë do të kthehet te Real Madridi, por edhe aty nuk ka të ardhme. Me Zidane kolumbiani nuk i ka pasur marrëdhëniet të mira dhe trajneri francez nuk e do në ekip, siç tregojnë edhe lëvizjet e fundit në merkato.


Etiketa: , ,

Pas