Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakort për tu takuar sërish në Këshillin Politik. Mazhoranca ka konfirmuar se takimi do mbahet ditën e hënë në orën 11:00.
Më herët Damian Gjiknuri u shpreh se do shoqërohet edhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa opozita e bashkuar ka konfirmuar se do përfaqësohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.
Opozita pritet të përfaqësohet nga Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, ndërsa mazhoranca nga Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Takimi do mbahet tek Pallati i Kongreseve.
“Ne vijim dhe te pergjigjes nga perfaqesuesit e opozites jashteparlamentare, mbledhja e tryezes se Keshillit Politik mbahet diten e hene ora 11:00. Faleminderit”, – thuhet në reagimin e mazhorancës.
LEXO EDHE:
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri fton Bashën dhe Kryemadhin të ulen me Ramën
Opozita përgjigjet: Pakti i 5 Qershorit nuk ndryshon, të hapur për bisedime të tjera