Përveç numrit të fundjavës, gazeta Mapo sjell çdo ditë nga një suplement në faqet e saj. Tashmë suplementi MAPO IDE do quhet MAPO RESEARCH dhe do i dedikohet jo vetëm ideve, por kryesisht kërkimit shkencor. Këtë herë suplementi sjell një histori interesante të pesë doktoraturave të UET.
Bëhet fjalë për 5 ish-studentë të Universitetit Europian të Tiranës, që kanë hulumtuar dhe përgatitur doktoraturat e tyre në këtë universitet.
UET PRESS ka botuar së fundmi doktoraturat e 5 ish-studentëve, të cilat mund të qëndrojnë dhe si libra më vete për mënyrën dhe analizën me të cilën janë trajtuar.
Besarta Vladi vjen me librin “Kohët e reja të inovacionit”. Vladi ka përfunduar Doktoraturën në fushën e Menaxhimit të Inovacioneve. Anjeza Xhaferraj sjell librin “Sistemi partiak në Shqipëri”, (Struktura dhe organizimi i partive politike 1991-2013). Irena Myzeqari vjen me studimin “Ligjërimi feminist tek Kadare”. Lulzim Hoxha vjen me librin “Tjetri oriental” (Semantika e Modernitetit Europian, rasti i Shqipërisë). Gerti Sqapi vjen me librin “Demokratizimi” (Kushtet dhe faktorët që kushtëzojnë suksesin e tij). Tashmë ish-studentët e UET janë kërkuesit, profesorët dhe kapacitetet në rritje që i janë bashkuar Universitetit drejt progresit.
http://www.mapo.al/mapo-research-5-ish-studente-5-doktorante-5-doktoratura-ne-uet/