Aktualitet

Vjen nga Italia në Shqipëri një ekip mjekësh dhe infermierësh për luftën ndaj koronavirusit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:21 - 30/07/20 |
mapo.al

Sot në mesditë Italia i erdhi në ndihmë Shqipërisë me një Task-Forcë të përbërë nga një ekip prej 7 mjekësh dhe infermierësh italianë në kuadër të luftës ndaj koronavirusit.


Grupi i ekspertëve do të konsultojë e asistojë, si dhe do të kryejë veprimtari formimi mbi çështje shëndetësore specifike diagnostikimi dhe luftimi të COVID-19.


Në aeroportin “Nënë Tereza” kjo Task-Forcë u prit nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ambasadori Fabrizio Bucci, ndërsa si dhuratë erdhën 500.000 maska kirurgjikale.


Njoftim për shtyp


Coronavirus: një ekip mjekësh dhe infermierësh italianë në Shqipëri

Italia në ndihmë të Shqipërisë gjatë emergjencës Covid-19: është nisur sot për Tiranë një ekip i përbërë nga shtatë persona, ndër mjekë dhe infermierë; bashkë me ta edhe një ngarkesë prej 500 mijë maskash kirurgjikale. Një gjest afërsie ndaj një Vendi mik dhe aleat i cili u gjend pranë nesh në momentin më kritik të pandemisë në Itali, duke dërguar personel shëndetësor shqiptar.

Me nxitjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme e të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe nën koordinimin e Departamentit të Mbrojtjes Civile, shtatë persona, personel shëndetësor i Rajonit të Lombardia-s, atij të Piemonte-s, Lazio-s dhe Puglia-s kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar, me një avion të vënë në dispozicion nga Guardia di Finanza. Avioni ka transportuar edhe një sasi maskash kirurgjikale të ofruara nga Komisari i jashtëzakonshëm për emergjencën Covid-19, Domenico Arcuri.

Ekipi, i pritur nga Ministrja shqiptare e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe nga Ambasadori Fabrizio Bucci, do të konsultojë e asistojë, si edhe do të kryejë veprimtari formimi mbi çështje shëndetësore specifike diagnostikimi dhe luftimi të Covid.

Siç edhe është nënvizuar nga Ministri Di Maio, bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për të mposhtur koronavirusin dhe bashkëpunimi midis Italisë dhe Shqipërisë është një model suksesi që përforcon edhe më shumë partneritetin strategjik midis dy Vendeve tona.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas