Një pushues nga Kosova është mbytur tek ‘Shkëmbi i Kavajës’ në Durrës gjatë ditës së sotme.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se viktima është Agur Isufi 68 vjeç, i cili kishte ardhur nga Amerika për pushime në Shqipëri, por është mbytur në rrethana tragjike.
Trupi i 68-vjecarit është transportuar për në morgun e spitalit të Durrësit, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.