Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe nuk e këshillon Gjykatën Kushtetuese t’i rrëzojë ato.
Venecia i ka përcjellë Gjykatës Kushtetuese opinionin, dokument i cili zyrtarisht do të miratohet nesër nga vetë komisioni.
Në të thuhet se bojkoti i partive (siç bëri PD në 2019) nuk është arsye që zgjedhjet të mos mbahen çdo 4 vjet siç është periodiciteti i tyre.
Mendimi Komisionit të Venecias iu kërkua nga Gjykata Kushtetuese pasi ajo po shqyrton një padi të shoqatave të bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi.
Padia kërkonte pavlefshmërësinë e zgjedhjeve, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, në kushtet kur Opozita bojkotoi, dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë, me vetëm një kandidat.
Pjesë nga draft-opinioni
Opinioni ne pergjigje te kerkeses se GJ.Kushtetuese ne kuader te gjykimit me kerkues Shoqaten e Bashkive (V.Ademi)
Ne permbledhje draft opinioni mban keto qendrime:
– Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetence te shqyrtoje pavlefshmerine e zgjedhjeve.
– E drejta e partive te marrin pjese ne zgjedhje nuk eshte detyrim; bojkoti nuk eshte i pranueshem dhe nuk mund te justifikoje cenimin e periodicitetit te zgjedhjeve; bojkoti nuk mund te kthehet ne leve te partive per te bllokuar zgjedhjet;
– e drejta e qytetareve per te votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit
– sipas op. 2019 – Presidenti nuk ka te drejte te shtyje zgjedhjet ne kushtet e mungeses se bazes ligjore; ne keto raste gjykata kushtetuese mund te konsideroje shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese;
– vendimi i kolegjit zgjedhor qe konstaton pavlefshmerine dekretit te PR per shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’eshte objekt shqyrtimi ne GJK nuk mund te nenvleresohet e te mos konsiderohet.
***
Pra dhe njëherë Komisioni i Venecias konfirmon se rruga e ndjekur për 30 Qershorin ishte e duhura dhe zgjedhjet nuk mund të pengoheshin nga bojkoti i opozitës.