Austria vendosi të lehtësojë masat kundër koronavirusit, pas rënies së kurbës së të infektuarve ditët e fundit. Sot, Vjena u zgjua ndryshe pas rreth një muaji izolim.
Në mëngjes u hapën dyqanet dhe njësitë e tjera tregtare. Në rrugë rinisi qarkullimi normal i automjeteve dhe këmbësorëve, siç duket edhe nga pamjet.
Autoritetet shpresojnë të mos kenë raste të rritura infeksionesh pas këtij lëshimi drejt rikthimit në normalitet. Megjithatë, OBSH e ka konsideruar të nxituar këtë hap.