ShowBizz

Vjollca Hoxha ‘thumbon’ Veleshnjën: Ta futi Xhemi me rrogën (Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 09/05/19 |
mapo.al

Stafi i spektaklit të humorit “Portokalli” ka darkuar mbrëmjen e djeshme me presidenten e ‘Top Channel’, Vjollca Hoxha, dhe drejtorin e përgjithshëm të televizionit në fjalë, Ben Blushi. Ky fakt është bërë i ditur nga aktori Rezart Veleshnja, i cili ka publikuar një video në “Insta Story” nga gostisja e përbashkët e tyre në një nga lokalet e kryeqytetit. Në të tërheq vëmendje biseda e lirshme e Veleshnjës me Vjollca Hoxhën, ku nuk mungojnë batutat e hedhura nga njëri-tjetri.


“Sot jemi në një darkë…Shefe, si je? Faleminderit shumë, rrofsh për ato që më jep”– është shprehur Veleshnja teksa i është afruar Vjollca Hoxhës, e cila shihet duke ngrënë dhe me gojën e mbushur plot. Pasi përshëndeti edhe prezantuesen e “Portokalli”, Xhemi Shehu, e cila ishte ngjitur me pronaren e ‘Top’-it, kjo e fundit iu drejtua: “Ta futi Xhemi, se merr më shumë se ti.”





Etiketa: , , ,

Pas