Aktualitet

Vjosa Osmani: Dhimbje për shembjen e Teatrit Kombëtar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:55 - 18/05/20 |
mapo.al

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, shpreh keqardhje për rrënimin e Teatrit Kombëtar dhe solidarizohet me qytetarët që e kundërshtojnë një akt të tillë.


Gjatë një deklarate për mediat, ajo ka deklaruar se ndan dhimbjen me artistët dhe qytetarët të cilët dje u përballën me barbarinë e forcës së shtetit, në përpjekje për të mbrojtur një vepër kulturore dhe historike nga shembja.


“Si një dashamirëse e artit dhe kulturës që ka vizituar shumë shpesh Teatrin Kombëtar, shpreh të gjithë mirëkuptimin dhe simpatinë time për të gjithë ata që janë ndjerë keq dhe kanë kundërshtuar rrënimin e kësaj ndërtese. Ne që jemi në shtetet e tjera nuk na takojnë procedurat ligjore t’i interpretojmë as vendimet politike, por patjetër që është rast që s’na ka bërë të ndjehemi mirë ne që e kemi vizituar atë ndërtesë dhe e kemi shijuar artin brenda atij Teatri. Nuk është momenti që na ka bërë të ndjehemi mrë.


Bashkëndjej me çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe me secilin njeri tjetër që e kanë kundërshtuar një vendim të tillë. Është më shumë bashkëndjej, se sa që unë sot si kryetare e Kuvendit të bëj vlerësim të procedurave nga aspekti ligjor i vendimeve që janë marrë. Por absolutisht që bashkëndjej me qytetarët të cilët nuk janë pajtuar me një vendim të tillë”,, është shprehur Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas