Aktualitet

Vjosa Osmani gati t’i japë shtetësinë Ditmir Bushatit! Ish-ministri drejt VV?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:07 - 13/01/21 |
mapo.al

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, pas një fushate të gjatë kundër establishmentit në Prishtinë dhe mitizimit të Albin Kurtit, këto ditë pritet të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.



Aderimi i Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje është shtyrë deri më tani, meqë ai nuk e posedon shtetësinë e Kosovës.


Por, pas shkuarjes së presidentit Thaçi në Hagë dhe zëvendësimit të tij nga Vjosa Osmani, kjo gjë si duket tashmë është çështje ditësh.



Për ta zyrtarizuar aderimin e Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje, tregojnë se Vjosa Osmani është duke bërë presion mbi institucionet e sigurisë që t’i përshpejtojnë procedurat e verifikimit për Ditmir Bushatin, të cilat janë parakusht për t’ia dhënë atij nënshtetësinë e Kosovës.



“Z. Bushati tashmë e ka bërë kërkesën në Presidencë për nënshtetësi të Kosovës. U.d e Presidentës është duke u marrë personalisht me këtë ceshtje dhe u ka kërkuar institucioneve të sigurisë që t’i kryejnë procedurat e verifikimit të tij me procedura të përshpejtuara, që ajo të mund t’ia nënshkruaj atij dekretin. Për shtetësinë e Bushatit ditë më parë janë interesuar edhe zyrtarë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Presidencë, të cilët kanë diskutuar me kabinetin e u.d. Presidentes“, ka thënë një burim brenda Presidencës, për gazetën Metro.

Lexo edhe :  Jahjaga, vajzave të Kosovës - Mësimet e mia, nga police objekti në Presidente

Me të marrë shtetësinë, Ditmir Bushati mund të jetë një prej përfaqësuesve të rëndësishëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Kosova do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 14 shkurt dhe Vetëvendosje shihet në avantazh nga sondazhet paraprake, krahasuar me forcat e tjera politike.


Etiketa: , , , ,

Pas