Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar së fundmi në rrjetin social “Facebook”.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i presidentes, Faton Peci.
Ai shkruan në “Facebook” se fushata kundër Osmanit po agravohet me kërcënime, ndërsa thekson se është përpjekje e kotë pasi presidentja është personifikimi i guximit.
“Trut ntok ti kisha qit.” Ky është komenti kërcënues i qytetarit Faton Delliu në faqen zyrtare të presidentes kosovare, ndërkohë që e shoqëron me të qeshura dhe foto të një arme gjahu tip çifte.
4
Etiketa: Faton Peci, vjosa osmani