Aktualitet

Vjosa Osmani kundër qeverisë së re: Varet nga votat e Listës Serbe, Beogradi dhe Thaçi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:09 - 03/06/20 |
mapo.al

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kundërshtoi publikisht qeverinë e re të vendit, të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.


Në një prononcim për mediat në Kosovë, ajo tha se ekzekutivi i ri varet nga Lista Serbe, Beogradi dhe presidenti Hashim Thaçi.


“Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e listës serbe që do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar.


Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Unë këta ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as tash e tutje”, u shpreh Osmani.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas