Vjosa Osmani është zgjedhur sot Presidente e Kosovës. Tashmë Republika e Kosovës ka Presidentin e gjashtë me radhë që nga paslufta.
Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë. Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat 5-vjeçar. Ndërkohë 11 vota ishin të pavlefshme.
Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listën e partisë Lëvizja Vetëvendosje, doli personi më i votuar në vend me mbi 300 mijë vota. Vjosa Osmani ishte pjesë e LDK-së deri para pak kohësh, kur u shkarkua më pas nga detyra.
Para se të bëhet Presidente, ajo ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen.