Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për lejimin e aktivitetit të lojërave të fatit në disa zona të kryeqytetit.
Përmes një postimi në “Facebook” Salianji thekson se qeveria në ikje e kryeministrit Edi Rama po gllabëron gjithçka para rënies. Sipas tij, Rama po rihap me VKM dhe me kushte siç ia kërkojnë oligarkët e kazinove.
REAGIMI I SALIANJIT
Marrëzitë e fundit!
Pushteti po i iken, e Rama si para cdo fundi, po gllabêron gjithçka para rënies. Çfarë do qoftë, konçension, rrugë, bregdet, minerale, miniera, ferma, baste….
Me arkën e shtetit bosh dhe i mbytur deri ne grykë nga borxhet, Rama që nuk ka asnje zgjidhje për shqiptarët po zgjidh për vete duke bastisur e gllabëruar kudo vetem pak muaj para rrezimit nga pushteti.
Të gjithe e mbajnë mend oshëtimën e propogandës se tij ndërsa e quante kriminale hapjen e Kazinove dhe lojêrave të fatit. Tani po i rihap me VKM dhe me kushte siç ia kërkojnë oligarkët e kazinove.
Edi Rama po shet dhe zbras Shqipërinë për lekë dhe vetëm lekë.
Erdhi me masken e rilindasat e po iken me damken e lekistit me ordiner qe ndoshta ka njohur Shqipëria!