fbpx

Aktualitet

Vlerësimi në KED/ Arta Marku e Dvorani, zero pikë për Xhaferllarin





               Publikuar në : 17:45 - 15/11/19 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kritikoi dy ditë më parë KED për diskriminim ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila ishte vlerësuar me zero pikë, pavarësisht nga kualifikimet e saj.


Sot është publikuar dokumenti i vlerësimit të Xhaferllarit nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ajo që bie në sy në sistemin e pikëzimit të vlerësimit të Xhaferllarit janë vlerësimet me zero pikë nga kreu i KED, Ardian Dvorani dhe anëtarja e KED, prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marko në pikën e “meritave morale”.



Xhaferllari është vlerësuar me zero pikë nga 18 maksimalet për integritetin etik e moral dhe me zero pikë reputacionin që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve nga 10 të mundshmet si nga Dvorani ashtu dhe nga Marku. Por anëtarët e tjerë të KED e kanë vlerësuar ndryshe Xhaferllarin.


<
>
Arta-Marku-vleresimi-2-ok vleresimi-Arta-Marku-1-ok vleresimi-Dvorani-2-ok Vleresimi-Dvorani

Pikërisht ky vlerësim me zero pikë ka bërë që Xhaferllari të renditet e katërta në listën e kandidatëve të KED për Gjykatën Kushtetuese. Arta Vorpsi ishte ajo që kishte marrë vlerësim maksimal duke u renditur e para.

Marsida Xhaferllari u betua një ditë më parë para Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe me dorën mbi Kushtetutë si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese. Por nga ana tjetër, Kuvendi ka zgjedhur Arta Vorpsin, të renditur të parën nga KED, e cila u betua tek një notere, procedurë e cila nuk u njoh nga Gjykata Kushtetuese.

LEXO EDHE:

Meta tregon arsyet pse zgjodhi Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese


Etiketa: , , ,

Pas