Vllaznia hakmerret ndaj Kukësit, Teuta bën detyrën ndaj Bylisit

Vllaznia shfaqet dominuese në lojë që në fillim të takimit, por rastin e parë të artë e pati Kukësi me Leiran, goditjen e të cilit më kokë e priti mbi vijën fatale Zogovic.

Në fundit e pjesës së parë për pak bën mrekullinë nga distanca Fjoart Jonuzi i Kukësit. Tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën, aty ku kryqësohet me traversën.



Vllaznia, falë presionit të vazhdueshëm, e zhbllokoi takimin në minutën e 58-të me Arlind Kalajën, që shtyu nga një distancë e afërt topin që nuk mundi ta kontrollonte Tafa pas goditjes së Markut nga jashtë zonës. Festë e çmendur e kuqebluve, me të gjithë pjesëtarët e stolit që pushtojnë fushën prej entuziazmit.

10 minuta më vonë Vllaznia iu afrua golit të dytë me Demir Ymerin, goditja fluturimthi e të cilit përfundoi ngjitur me shtyllën. Me fat ekipin shkodran në të 70-tën, teksa në zhvillimet e një këndoreje Hetemaj goditi shtyllën.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Vllaznia që merr hak ndaj Kukësit për humbjen e fazës së parë, por ç’është më e rëndësishmja ruan distancën prej 9 pikësh me ndjekësen më të afërt, Teutën.

Bën detyrën Teuta ndaj Bylisit në “Niko Dovana”, ku fitoi me rezultatin 2-0. Skuadra e Martinit realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të siguruar tri pikë të rëndësishme, që kthejnë qetësinë në kampin durrsak pas humbjes me Vllazninë.

Golin e parë Teuta e shënoi në minutën e 28-të me Lorenzo Vilën, i cili përfitoi nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes, duke mposhtur portierin mik.

“Djemtë e Detit” mbyllën llogaritë me ballshiotët në minutën e 66-të me golin fantastik të ldi Grudës, që shpërtheu në krahun e djathtë dhe përballë Pano Qirkos nuk gaboi, duke tundur rrjetën.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252