Aktualitet

Vllaznia kryesuese ngec në Korçë – Skënderbeu merr 1 pikë shprese në shtëpi









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 21/02/21 |
mapo.al

Tjetër hap fals i kryesuesve të Vllaznisë. Skuadra e trajnerit Brdariç, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Skënderbeut të vendit të fundit.



Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 8-të falë supergolit të Duvunës, me një goditje nga distanca.


Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Memellit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Vllaznia arriti të barazonte shifrat me sulmuesin Harris Dilaver, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Da Silva.




Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra shkodrane ka arritur të sigurojë vetëm një fitore, duke lëshuar ndjeshëm terren me ndjekësit.



Ndërkohë që në krahun tjetër, Skënderbeu, ka barazuar me pikë në renditje Apoloninë e vendit të parafundit, teksa diferenca me Bylisin e vendit të 8-të është thelluar në -2 pikë.


12


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas