Aktualitet

Vllaznia kthehet te fitorja dhe ruan kreun, Partizani e Laçi nuk i ndahen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:19 - 13/02/21 |
mapo.al

U luajtën katër ndeshjet e tjera të javës së 19-të të Superiores. Pas sfidës hapëse Teuta-Skënderbeu 2-0, në katër stadium të tjera ka pasur mjaft emocione.





Pavarësisht se në kushte të vështira atmosferike, skuadrat kanë dhënë gjithçka për të fituar. Kështu, Orges Shehi pëson humbjen e parë në stolin bardheblu. Pas dy sfidave “limonata” me skuadrat e vendeve të fundit, Kukësi ka ulur me këmbët në tokë kampionët e vendit në fuqi.


Mirel Josa “merr hak” ndaj së shkuarës së vet si futbollist dhe trajner, duke mposhtur po ashtu “nxënësin” e tij. Goli i minutës së 17-të, shënuar nga Ibrahimi, por dhe ai në frymën e fundit, që mban autorësinë e Limajt (93′), kanë vendosur supersfidën e këtij “stacioni” të kampionatit.




“Tërmet 3-ballë” ka shkaktuar Partizani. Të kuqtë janë shpërblyer nga golat e Xhunjor, Asani dhe Cardoso; pas disa rasteve të shpërdoruara. Terreni i fushës në Kamzë është bërë pengesë serioze për lojën e të dyja skuadrave. Tri pikë të çmuara të “demave”, sa për të ruajtur vendin e dytë në klasifkim, që për 24 orë e kishte marrë Teuta. Vlen të theksohet se sot debutoi me skuadrën e Ilir dajës edhe Ferhan Hasani, blerja e bujshme e merkatos së dimrit.

Lexo edhe :  Mposhtën rivalët- Kupa do vendoset mes Vllaznisë e surprizës Skënderbeu (VIDEO)

Kreu nuk pëson ndryshime të tjera këtë javë. Vllaznia ka fituar ndaj fierakëve, edhe pse me vështirësi, duke ruajtur distancën prej 6 pikësh me ndjekësit më të afërt. Kuqeblutë kthehen te suksesi, pas disfatës me Laçin, që i tronditi jo pak psikologjikisht. Edhe në “Loro Boriçi” është shënuar një gol i vetëm, por me shumë peshë, nga Dejan Shehi (58’).


Luftë e ashpër sportive në Ballsh, si përherë në sfidat ndaj Laçit. Vendësit nuk ia kanë dalë dot të evitojnë humbjen, gjithsesi, duke mbetur në ujërat e turbullta të fundit të klasifikimit. Krtejt e kundërta për kurbinasit, që falë golit të mbrojtësi Malota (61’) kthehen në shtëpi duarplot dhe ruajnë hapin e kryesuesve. Duhet përmendur fakti se në këtë përballje janë dhënë dy kartonë të kuq, për Carkanji dhe Nwuabueze (59’), pas një konfrontimi fizik mes lojtarëve.

Java e 19-të, Kategoria Superiore
Vllaznia-Apolonia 1-0
Golat: Shehi 58’

Kastrioti-Partizani 0-3
Golat: Xhunjor 65’, Asani 77’, Cardosa 84’

Tirana-Kukësi 0-2
Golat: Ibrahimi 17’ (pen), Limaj 93′

Bylis-Laçi 0-1
Golat: Malota 61’

Dje
Teuta-Skënderbeu 2-0
Golat: E.Vila 32’, Karabeci 93’

Telesport

2


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas