Aktualitet

Vllaznia për femra bën historinë, kualifikohet në grupet e Champions






               Publikuar në : 18:11 - 14/08/19 |
mapo.al

Nuk e kanë arritur meshkujt në më shumë se 100 vjet futboll, por e bëjnë femrat! Futbolli shqiptar mund të krenohet me Vllazninë e Femrave, e cila sot ka shkruar historinë duke u kualifikuar në grupet e Champions League, diçka kurrë e arritur nga skuadrat e meshkujve.


Shkodranet u klasifikuan të parat në grupin 10 paraeliminator, duke u bashkuar kështu me 32 ekipet më të mira të Europës. Ndeshja e fundit i vendoste përballë kampionëve të Lituanisë, Gintra, ndeshje e barazuar 1-1.

Megi Doçi ishte ajo që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 78-të, duke i dhënë Vllaznisë këtë rezultat historik dhe duke lumturuar presidentin Lazer Matija, që ka investuar jashtëzakonisht këto vitet e fundit për të arritur te kjo ditë.

Në sfidat paraeliminatore, shkodranet u renditën të parat në grupin 10, me 2 fitore dhe 1 barazim.


Etiketa: , , ,

Pas