Aktualitet

Vllaznia “shpërthen” në “Loro Boriçi”, përmbys rezultatin dhe kualifikohet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:21 - 16/07/21 |
mapo.al

Tifozët e kërkuan dhe Vllaznia u përgjigj.






Në “Loro Boriçi”, shkodranët bëjnë mrekulline duke dominuar Siroki Brijeg e duke marrë hak për atë ndeshjen e parë ku arbitri rus vendosi fatin e ndeshjes.


Sonte në fushë fatin në dorë e mori vet Vllaznia teksa u treguan të jashtëzakonshëm me tre gola në pjesën e dytë.





Teksa pjesa e parë mes emocioneve, presionit dhe fatit nuk pati asnjë gol, në të dytën shkodranët menjëherë gjetën golin e shpresës me Durdeviç por hedhja e flakadanëve nga tifozët detyroi arbitrin suedez të ndërpriste ndeshjen në shenjë paralajmërimi dhe pas disa minutash ndeshja rifilloi.



Vllaznia hidhet para për të gjetur golin e dytë që do ta çonte në shtesë lojën dhe ia arrin në 62′ me Eni Imamin që bën të shpërthejë stadiumi me tifozët shkodranë.

Lexo edhe :  Laçi heroik ndaj malazezëve, thyen Podgoricën 3:0 pas 120 minutave


Nuk mbaron këtu pasi Siroki është pothuajse i shashtisur ndërsa në 78′ Vllaznia çon në ekstazë “Loro Boriçin” kur në një kundërsulm perfekt, Çoba i jep një top të artë Durdeviç i cili thyen sërish portierin kundërshtar duke i dhënë avantazhin 3-0 skuadrës së Brdariç i cili e ndoqi ndeshjen në një dhomë të stadiumit per shkak skualifikimi.

Gjithsesi, ndeshja mbaron me këtë rezultat dhe Vllaznia me meritë përmbys dhe hakmerret ndaj Siroki Brijeg duke u bërë skuadra e tretë shqiptare që kualifikohet në raundin e dytë të Conference League.

Në këtë raund, Vllaznia do tê përballet me qipriotet e Ael Limassol.

90


Etiketa: , ,

Pas