Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vllaznia zbret Partizanin nga “froni”, kuqeblutë në krye me Teutën

by mapo.al
21/05/2021
in Aktualitet, Kryesore, Sport
0

Ajo që të kuqtë i druheshin më shumë, makthi i tyre më i madh, Vllaznia dhe “xhaketat e zeza” i largojnë sërish nga titulli kampion. Të kuqtë kanë “alergji” nga vendi i parë, e lëshojnë sërish, por këtë herë kanë shumë pak kohë në dispozicion, vetëm 90 minuta për të shpresuar në ndonjë mrekulli.

Ekipi i Ilir Dajës dështon sërish të thyejë Vllazninë, jo vetëm që nuk e bëjnë këtë, por në “Air Albania” festa ishte kuqeblu. Shkodranët arrijnë një fitore heroike, një trepikësh që blindon prezencën e tyre në Europë ndërsa shkojnë në javën e fundit me pikë të barabarta me Teutën, 63 dhe me shpresën që Apolonia të bëjë ndonjë mrekulli, por më parë duhet të kalojnë Laçin, ky është i vetmi kombinim që mund t’i dhurojë titullin, sigurisht dhe kombinimi më i vështirë i mundshëm.

Partizani largohet sërish me kokën poshtë, ky ishte një fund i hidhur në një edicion fantastik dhe përtej çdo parashikimi.

Në “Air Albania” u zhvillua një 90-minutësh shumë i bukur për t’u parë, një futboll i hapur, raste për shënim dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe pak moviolë.

Të kuqtë zbritën më mirë në fushë, iu afruan golit të avantazhit që në minutën e katërt por Kardozo shpërdoroi një rast të pastër i vetëm përballë portierit Zogoviç. Vllaznia provoi t’i ngacmojë me goditje standarde, por Alban Hoxha në disa momente mbajti portën e pa prekur.

Në fraksionin e dytë, në momentin më përcaktues të ndeshjes, pas një insistimi të gjatë në zonë, gjyqtari i takimit Ena Jorgji akordi një penallti në favor të Vllaznisë për prekje të topit me dorë në zonë nga Belica, një vendim i marrë pasi u konsultua dhe me asistentin e tij.

Sigurisht ky rast nuk kaloi pa kontestime nga ana e lojtarëve dhe stafit të Partizanit.

Nga 11 metra distancë, Herlad Marku u tregua perfekt në ekzekutim duke kaluar Vllazninë në avantazh, një gol që në fund rezultoi një trepikësh dhe marrje kryesimi të kampionatit me 63 pikë së bashku me Teutën të cilët barazuan 0:0 në fushën e Laçit.

Tags: partizaniSuperligaVllaznia

JU SUGJEROJME

Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”
Kryesore

Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”

05/07/2022
Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

05/07/2022
Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
Next Post
Bullgaria bllokon çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Bullgaria bllokon çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”
  • Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
  • Të shtëna me armë në Cërrik, ja çfarë ka ndodhur
  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In