Aktualitet

Vlora nën pushtetin e zjarreve, prej 6 ditësh mes tymit dhe flakëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:56 - 02/08/21 |
mapo.al

Fshatrat e thella të Vlorës janë rrezikuar seriozisht dje nga zjarret, pasi malet rreth tyre janë pushtuar nga flakët.






Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri, si rrugën e vetme për të shuar zjarret që çdo minutë e më shumë po u afroheshin banesave të tyre. Si pasojë e flakëve në afërsi të NST-së Kuç, për disa minuta është stakuar linja 35 kV Babicë-Smokthinë, duke lënë pa energji NST-në Kuç dhe NST-në Mobile Borsh. Zonat që u prekën nga ky stakim ishin Borshi, Lukova, Ftera e Qeparoja.


Grupet e OSSH-së kanë fikur zjarrin, duke penguar përhapjen e tij dhe kanë rikthyer sërish energjinë elektrike. Ndërkohë, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, bashkë me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, ishin dje në fshatin Dukat, duke monitoruar ndërhyrjen e ushtrisë, pas mbërritjes së helikopterëve.







“Nga Dukati, po shohim këtë mëngjes një dritë shprese që njësoj si për natyrën vlen edhe për sakrificën e atyre dhjetëra djemve të Zjarrfikëses, Ushtrisë, përfaqësuesve të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkisë Vlorë. Mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura, për të ndërhyrë në fikjen e zjarreve nga ajri, ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar që përfshiu Karaburunin në ditët më të nxehta të korrikut”, u shpreh dje Leli.



DITA E GJASHTE E ZJARREVE



Edhe dje, në ditën e gjashtë të zjarreve në rrethin e Vlorës, situata ka qenë shqetësuese, pasi në Karaburun ende vijojnë të jenë disa vatra aktive. Pamjet orëve të vona të mbrëmjes së shtunë tregojnë se edhe pas një pune të jashtëzakonshme të specialistëve të zonave të mbrojtura, të efektivëve zjarrfikës dhe ushtarëve nga Berati dhe Pashal- imani, situata ka vazhduar të jetë kritike.

Për shkak të terrenit të thyer malor, shuarja e flakëve është shumë e vështirë, madje e pamundur. Zjarri në Karaburun dje ka rrezikuar të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat-Fushë, pranë lagjes “Kanal”. Forcat e zjarrfikëses janë në gatishmëri, ndërsa Njësia Administrative Orikum, u ka kërkuar banorëve të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri në rast nevoje.

Lexo edhe :  Blindohet Vlora, policia dhe FNSH kontrolle për persona në kërkim

Edhe në pjesën tjetër, në kodrat e fshatit Tragjas vijojnë zjarret, të cilat ndryshe nga Karaburuni nuk paraqesin rrezik përhapjeje. Por, jo vetëm zona bregdetare. Pasditen e së shtunës, zjarret dogjën shkurre e kullota edhe në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Ndërkohë që edhe pse është luftuar me zjarrit gjithë këto ditë nga këta punonjës dhe ushtarë situata është po ajo, ndoshta me keq pasi zjarri i është afruar banesave në fshatin Dukat i Ri.

Gjatë ditës së djeshme, një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras, duke rrezikuar edhe banesat. Zjarri ka rënë në një zonë me pisha, afër lagjes “Demokracia” në Mamurras. Ndërkohë, nga flakët janë rrezikuar rreth 10 familje. Deri pasditen e djeshme, rreth 10 hektar pyll janë në flakë dhe zjarri po përparonte drejt banesave. Në terren ishte vetëm një zjarrfikëse, si dhe dy punonjës të këtij shërbimi dhe një makinë policie, por më pas edhe ata u larguan, duke lënë banorët në mëshirë të fatit për t’u përballur të vetëm me flakët. Sipas një njoftimi të Policisë, duket se zjarri në Mamurras ka qenë i qëllimshëm.

“Rreth orës 13:10, kemi marrë njoftim së mbi urën e Drojës, Mamurras, ka rënë zjarr duke u djegur bimësi dhe shkurre në kodrën e fshatit. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ve të zjarrvënies”, tha Policia.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas