Aktualitet

Vlora nuk gjen qetësi edhe në ditë festash, vritet në derën e shtëpisë 25-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:02 - 24/05/20 |
mapo.al

Vlora nuk gjen qetësi edhe në Festën e Bajramit. Një vrasje ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Një 25 vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov. Mësohet se viktimë e atentatit është Kristian Breshanaj.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pasi akrepat e orës kanë shënuar 12:00, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, ku si pasojë e plumbave të marra ka gjetur vdekjen menjëherë Kristian Breshanaj. Breshanaj kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës.


Një vrasje e mirëmenduar dhe me të njëjtën skemë ekzekutimesh të ndjekura edhe në krime të tjera. Autorët kanë djegur makinën që përdorën gjatë vrasjes, një BMW me targa greke e cila u gjet e djegur nga forcat policore brenda së cilës është gjetur edhe arma kallashnikov.



Vendi i vrasjes


Etiketa: ,

Pas