Raportohet nga media se pasditen e sotme, në Vlorë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë.
Dy persona që ishin duke rregulluar një pompë pusi, kanë rënë pa ndjenja brenda tij, për shkak të gazit.
Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për një 55-vjeçar dhe një 23-vjeçar, të cilët kanë tentuar të rregullojnë pompën e ujit brenda pusit.
Bëhet me dije se 2 personat janë asfiksuar nga gazi.
Ata janë nxjerr nga familjarë dhe po transportohen me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës.