Aktualitet

Vlorë/ Aksidentohet në vendin e punës, humb jetën 25-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 30/05/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një 25-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e punës.


Dyshohet se i riu teksa po punonte, është përplasur nga një mjet i tonazhit të rëndë.


Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije. Mësohet se i riu punonte në një shesh ndërtimi të quajtur ‘Kalaja’. Ai është goditur nga vinçi që po pastronte.


Njoftimi i Policisë: 


Vlorë/Ingormacion paraprak

Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.


Etiketa: , , ,

Pas