Policia e Vlorës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar në flagrancë 7 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ata akuzohen për vjedhje, drogë dhe armë.
Tre persona janë arrestuar pasi kanë vjedhur një lokal në Dhërmi. Kanë rënë në prangat e policisë shtetasit P.XH 23 vjeç, K.XH 21 vjeç dhe D.H 31 vjeç. Autorët kanë vjedhur 50 mijë lekë të reja në lokalin e shtetasit V.C. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Ndërkohë një tjetër i ri 18-vjeçar është arrestuar në Ksamil, pasi kanosi me thikë dhe i vodhi lekët një personi. 18-vjeçarit në momentin e arrestimit i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.
Gjithashtu janë arrestuar edhe dy shtetas rusë për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë së Vlorës:
Në vijim të punës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, gjate 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar në flagrancë 7 persona për vepra të ndryshme penale.
Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit:
P. Xh., 23 vjeç, banues në Dhërmi.
K. Xh., 21 vjeç, banues në Dhërmi.
D. H., 31 vjeç, banues në Dhërmi.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lokalin e shtetases V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.
—-
Sarandë, arrestohet në flagrancë për “Vjedhje me dhunë”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi: P. S., 18 vjeç, banues në Ksamil.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas bashkë me shokun e tij dyshohet se kanë kanosur me thikë shtetasin D. P., për motive të dobëta, duke i marrë këtij të fundit 2500 lekë të rinj.
Në momentin e kapjes në flagrancë, 18 vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.
—-
Arrestohen në flagrancë për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
Sh., 47 vjeç, banues në Rusi dhe K. V., 43 vjeç, banues në Rusi.
Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve rusë, pasi ditën e djeshme këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.
—-
Arrestohet në flagrancë për “Vjedhje” shtetasi: E. G., 39 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.