Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Drejtuesi i një fuoristrade tip “BMW X5” ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të përfundojë në një market.
E plagosur ka mbetur një grua e cila po blinte në market dhe papritur u godit nga mbrapa.
Gruaja e plagosur është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Vlorës.
Ende nuk dihen të tjera detaje.