Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen “Partizani” në Vlorë. Mësohet se makina tip “Audi” është në pronësi të shtetases B.T banuese në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.
Burimet e policisë së Vlorës shprehen se dyshohet paraprakisht të jetë zjarrvënie e qëllimshme pasi automjeti kishte disa ditë i parkuar në zonë.
Në vendin ku u gjend automjeti, 20 metra më poshtë, është vetëm një biznes i cili ka kamera sigurie, por vështirë ta ketë fiksuar ngjarjen pasi nuk mendohet të ketë fushëpamje nga makina e djegur.
Pronarja e mjetit nuk është person i njohur për policinë e Vlorës apo person i cili ka pasur probleme më parë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit, thuhet në njoftimin e policisë.