Aktualitet

Vlorë/ Digjet gjatë natës një makinë, dëmtohet edhe një tjetër pranë saj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:32 - 20/06/20 |
mapo.al

Një makinë është djegur gjatë natës në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.


Makina tip Mitsubishi Pajero është djegur në pjesën e përparme, por ende nuk dihen shkaqet e përfshirjes së saj nga flakët.


Është dëmtuar gjithashtu edhe një makinë tip Opel, që ka qenë e parkuar pranë automjetit.


Njoftimi i policisë:


Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas