Aktualitet

Vlorë – Digjet në orët e para të mëngjesit makina e punonjësit të Kadastrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:22 - 04/02/21 |
mapo.al

Vlorë – Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në lagjen “Kushtrimi”.





Mjeti tip “Toyota” mësohet se është në pronësi të Ermal Hoxhës, 32 vjeç, punonjës i kadastrës së qytetit të Vlorës.


Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për zjarr të qëllimshëm apo aksidental, por policia ka nisur hetimet dhe një grup hetimor ndodhet në vendngjarje.




Njoftimi i Policisë:


Vlorë/ Informacion paraprak


Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”,  në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas