Në qytetin e Vlorës këtë mbrëmje një i moshuar rreth moshës 70 vjeç është dhunuar dhe është vjedhur në banesën e tij nga persona ende të pa identifikuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rilindja”, ndërsa për të moshuar raportohet se është gjetur prej nipit të tij në shtëpi i plagosur.
Ndër të tjera raportohet se nipi i të moshuarit ka thënë: Gjeta derën hapur, ndërsa gjyshi ishte i gjakosur në shtëpi. Mora ambulancën dhe njoftova policinë. Në shtëpi mungonin 1 milion lek të vjetra- ka thënë ai.
MAPO.AL