Aktualitet

Vlorë – Grabitësi tenton të vjedhë karburantin, plagoset në këmbë shitësi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:54 - 22/11/20 |
mapo.al

Mbrëmjen e kësaj të diele tentohet të grabitet një karburant në Vlorë, lëndohet në këmbë shitësi.



Burime për mediat bëjnë me dije se grabitësit kanë qëlluar me sende të forta shitësin i cili është lënduar.


Ndër të tjera mësohet se në momentin kur një person me kapuç i është ofruar dhe i ka kërkuar xhiron e ditës, punonjësi i karburantit ka qenë duke folur në telefon.




Pas kundërshtimit nga ana e tij, grabitësi e ka goditur punonjësin, më pas është larguar  në një rrugicë aty pranë.



Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.


Njoftimi i plotë:

Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.

Lexo edhe :  Sherr mes dy vëllezërve në Vlorë, njëri plagoset me thikë

Shërbimet e policisë kanë shkuar nenjëherê në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas